Bota

Zjarri katastrofik në Kroaci/ 10 persona në terapi intensive, 7 luftojnë për jetën

Situata në Omiš të Kroacisë mbetet e rëndë, edhe pse zjarri është vënë nën kontroll. Forcat zjarrfikëse vijojnë punën intensive për izolimin dhe shuarjen përfundimtare të vatrave të zjarrit, ndërsa flakët pranë Lokva Rogoznicës kanë përfshirë rreth 900 hektarë.

A24News
A24News
August 14, 2026 · 1 min read
Zjarri katastrofik në Kroaci/ 10 persona në terapi intensive, 7 luftojnë për jetën

Dhjetë persona ndodhen në kujdes intensiv, mes tyre edhe një vajzë 17-vjeçare, ndërsa shtatë prej tyre po luftojnë për jetën.

Kryeministri kroat Andrej Plenković mbërriti në Omiš dhe e cilësoi situatën si “një nga zjarret më të këqija të viteve të fundit”. Ai premtoi mbështetjen e qeverisë për Omišin dhe qarkun Split-Dalmaci për përballimin e pasojave të zjarrit.

Ndërkohë, Ministria e Turizmit dhe Bordi Kombëtar Kroat i Turizmit do të ndihmojnë turistët që u detyruan të largohen nga akomodimet e tyre për shkak të flakëve. Disa prej tyre, së bashku me persona të tjerë të evakuuar, janë strehuar në palestrën sportive të Omišit dhe në Gripe, në Split.

Advertisement

Ad space (horizontal)

Autoritetet po punojnë për gjetjen e akomodimeve alternative, ndërsa turistët do të mund të rikthehen në vendet e tyre të qëndrimit sapo kushtet e sigurisë ta lejojnë.

Një nga momentet më dramatike ishte shpëtimi i gati 200 personave nga deti pranë Omišit, të cilët ishin larguar nga zjarri dhe kishin gjetur strehë në ujë për t’i shpëtuar flakëve.

Pavarësisht se zjarri është vënë nën kontroll, zjarrfikësit vijojnë betejën për të parandaluar riaktivizimin e vatrave dhe për ta shuar plotësisht atë.

A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories