Përmes një postimi mjaft emocional në rrjetet sociale, Xhuli ka ndarë me ndjekësit fotot me barkun e rrumbullakosur, e veshur me fustanin rozë, duke treguar se kjo ditëlindje ka një domethënie krejtësisht tjetër për të.
Ajo u shpreh se ndihet e realizuar, krenare për gruan që është bërë dhe e gatshme për kapitullin e ri të mëmësisë.
Në dedikimin e saj, ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova” ka vënë theksin te rëndësia e festimit të vetvetes dhe thyerjes së tabuve. Si një Gaforre në horoskop, ajo tregoi se gjithmonë e ka festuar jetën, por ky vit është ndryshe. “Jam bërë gruaja që dikur e ëndërroja të isha, një grua që ecën në rrugën e saj pa kërkuar leje dhe pa u ndjerë kurrë në siklet për atë që është. Unë zgjedh të thyej tabutë, që vajzat tona ta kenë rrugën më të lehtë nesër,” ka shkruar ajo, duke përcjellë një mesazh të fortë fuqizimi për të gjitha gratë.




