Aktualitet

Tensione para Kryeministrisë/ Përplasje mes qytetarëve dhe punonjësve të policisë

Momente tensioni janë shënuar mesditën e sotme para godinës së Kryeministrisë, në ditën e 29-të të protestës qytetare ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

A24News
A24News
June 28, 2026 · 1 min read
Tensione para Kryeministrisë/ Përplasje mes qytetarëve dhe punonjësve të policisë

Situata është ndezur kur dhjetëra efektivë policie kanë ndërhyrë për të larguar stolat metalikë dhe sendet e tjera të vendosura nga protestuesit në shkallët e institucionit.

Më konkretisht, uniformat blu kanë nisur të heqin një instalacion simbolik me këpucë, të cilat qytetarët i kishin vendosur në shkallë në kujtim të të afërmve të tyre që kanë emigruar jashtë vendit. Ky veprim ka hasur në rezistencën e fortë të protestuesve, të cilët kanë kaluar edhe natën në shesh.

Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët kanë bërë rezistencë duke akuzuar policinë për provokim dhe dhunë të pajustifikuar. Gjatë aksionit, efektivët kanë tentuar t’i heqin telefonin një qytetari që po filmonte, duke shkaktuar irritim.

Advertisement

Ad space (horizontal)

Pavarësisht ndërhyrjes së sotme dhe spastrimit të shkallëve të Kryeministrisë nga barrierat dhe instalacionet, organizatorët kanë bërë me dije se qëndresa nuk ndalet.

Sot pasdite pritet të mbahet protesta e 29-të kombëtare. Qytetarët kanë plot një muaj që me pankarta në duar kërkojnë rrëzimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Rama, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në shesh.

A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories