Aktualitet

Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të enjte në qytetin e Korçës. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen ndërsa siç shihet edhe nga pamjet mjeti është “nën pushtetin” e flakëve.

A24News
A24News
July 2, 2026 · 1 min read
Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje

Burime pranë policisë bëjnë me dije se automjeti ishte i parkuar, ndërsa drejtuesi i tij ndodhej në një dyqan aty pranë. Në ato momente, ai ka vënë re se mjeti ishte përfshirë nga flakët.

Menjëherë është njoftuar Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë Korçë, efektivët e të cilit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Megjithatë, automjeti është djegur plotësisht.

Advertisement

Ad space (horizontal)

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories