Hoxha sqaron se organizata më e madhe kriminale në Ekuador është “Los Choneros” me rreth 20,000 anëtarë, ndërsa “Los Lobos” është rivalja kryesore e tyre me rreth 8,000 anëtarë. Sipas tij këto grupe nuk kanë një strukturë të mirëfilltë karteli si kolumbianët apo meksikanët, por funksionojnë më shumë si aleanca.
Ndër të tjera ai theksoi se grupet shqiptare atje janë të detyruara të zgjedhin anë, ose do të punojnë me njërën organizatë ose me tjetrën. Ai shtoi se nëse partneri lokal vritet, shqiptarët duhet të largohen menjëherë për të mos u shënjestruar nga rivalët si financues të kartelit.
“Grupet ekuatoriane janë më shumë të interesuara për trafikun brenda, ajo që quhet mikrotrafik atje. Sepse Ekuadori, duke mos qenë vend prodhues, është vend tranziti. Nuk prodhon kokainë dhe është i ndërvarur nga kartelet, nga kolumbianët.
Për shembull, lufta që dhe konflikti i armatosur që nisi mes shtetit dhe Los Choneros, se është organizata më e madhe, nisi për shkak se meksikanët ose kartelet meksikane ishin të interesuara për një përplasje aty. Dhe sa më i pasigurt të jetë Ekuadori, aq më lehtë e kanë ata, dhe të marrin ngarkesat me drogë dhe mundësisht t’i marrin dhe më lirë.




