Sipas policisë, rreth orës 20:30, në fshatin Agonas, dy vëllezëri ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, kur për arsye ende të paqarta shtetasi M. Rr., 76 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç.
I plagosuri u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra nuk mundi të mbijetojë dhe ndërroi jetë në spital.




