Sipas zërave që po qarkullojnë, Dua Lipa dhe Callum Turner mund të organizojnë një dasmë tradicionale në Tiranë në fund të korrikut.
Por sa e vërtetë është kjo histori?
Ajo që dihet me siguri është se çifti ka kurorëzuar dashurinë e tyre pas muajsh spekulimesh dhe paraqitjesh publike së bashku. Fillimisht ata zhvilluan një ceremoni private civile, ndërsa më pas organizuan një festë madhështore në Itali, ku morën pjesë miq dhe të afërm të çiftit.
Megjithatë, menjëherë pas publikimit të fotove nga ceremonia luksoze, në disa faqe të huaja të showbiz-it dhe në rrjete sociale nisën të qarkullojnë pretendime se historia e dasmës nuk përfundon aty. Sipas këtyre raportimeve, Dua dhe Callum mund të jenë duke planifikuar edhe një festë të tretë, këtë herë me elementë tradicionalë shqiptarë dhe me Tiranën si destinacion.
Thashethemi është përhapur me shpejtësi, jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe në faqe të huaja të dedikuara për jetën e personazheve të famshëm. Megjithatë, deri në këtë moment nuk ekziston asnjë konfirmim zyrtar nga vetë Dua Lipa, Callum Turner apo përfaqësuesit e tyre.




